Gjermania po hyn në valën e tretë të COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104646-gjermania_po_hyn_në_valën_e_tretë_të_covid_19
Eksperti i shëndetit Karl Lauterbach, nga Social Demokratët e Gjermanisë, thotë se Gjermania është në fillim të valës së tretë për shkak të përhapjes së mutacioneve të coronavirusit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Gjermania po hyn në valën e tretë të COVID-19

Eksperti i shëndetit Karl Lauterbach, nga Social Demokratët e Gjermanisë, thotë se Gjermania është në fillim të valës së tretë për shkak të përhapjes së mutacioneve të coronavirusit.

Pas një faze të rënies së rasteve, shkalla e infeksionit me coronavirus është rritur në Gjermani. Sipas mediave, të martën numri i rasteve për 100,000 banorë në shtatë ditë qëndroi në 60.5 – nga një incidencë prej 50 javën e kaluar. Dhe Lauterbach, i cili është bërë një zë i profilit të lartë për shëndetin në Gjermani gjatë krizës, tha se kjo sinjalizoi fillimin e një vale të tretë. “Ne nuk jemi ende në mes të valës së tretë të infeksioneve, por ajo ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, citohet të ketë thënë Lauterbach për mediat gjermane. Ndryshe, shtetet e Gjermanisë po synojnë të zbresin në një normë të qëndrueshme të incidencës 7-ditore nën 35 raste për 100,000 banorë para se të hiqen më shumë kufizime të vendosura për shkak të coronavirusit. Për temën e hapjeve të shkollave, Lauterbach ka kërkuar kujdes derisa shumica e shteteve në Gjermani lejuan disa nxënës të ktheheshin në shkollat e tyre këtë javë.  Ndërkohë Instituti Robert Koch tha javën e kaluar se varianti i Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Angli ishte “përgjegjës” për rreth 22 për qind të rasteve në Gjermani.