Rritet ndjeshëm numri i viktimave në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104692-rritet_ndjeshëm_numri_i_viktimave_në_shba
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Rritet ndjeshëm numri i viktimave në SHBA

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28.901.327, kurse ai i të vdekurve në 515.211. 2.255 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,54 milionë raste të konfirmuara dhe 49.888 të vdekur.