Këshilli i Sigurimit vazhdon edhe për një vit sanksionet kundër Jemenit
Këshilli i Sigurimit të OKB ka miratuar një rezolutë me anë të cilës ka vazhduar sanksioneve financiare dhe ndalimin e udhëtimit kundër Jemenit edhe për një vit tjetër, do të thotë deri në vitin 2022.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se KS i OKB ka vazhduar afatin e misionit të ekipit të ekspertëve për sanksionet ndërkombëtare kundër Jemenit deri më 28 mars të vitit 2022. Kjo rezolutë është miratuar me pajtimin e 13 vendeve anëtare të KS të OKB ndërsa Rusia dhe Kina kanë abstenuar ndaj kësaj rezolute. Në këtë rezolutë theksohet reduktimi i tensioneve në të gjithë Jemenin dhe vendosja e armëpushimit në këtë vend, ndërprerja e menjëhershme e sulmeve në Jemen pa kurrfarë parakushti.
Kjo është në kohën kur Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës dhe të disa shteteve të tjera që nga marsi i vitit 2015, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, detare dhe ajrore kundër këtij vendi.