Turqia filloi stërvitjen detare “Atdheu i Kaltër 2021”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104762-turqia_filloi_stërvitjen_detare_atdheu_i_kaltër_2021
Nën koordinimin e Komandës së Forcave Detare dhe me pjesëmarrjen e Forcave Ajrore dhe Tokësore ka filluar stërvitja detare “Atdheu i Kaltër 2021” në Egje dhe Mesdhe, e cila do të vazhdojë deri më 7 mars.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 26, 2021 19:26 Europe/Tirane
  • Turqia filloi stërvitjen detare “Atdheu i Kaltër 2021”

Nën koordinimin e Komandës së Forcave Detare dhe me pjesëmarrjen e Forcave Ajrore dhe Tokësore ka filluar stërvitja detare “Atdheu i Kaltër 2021” në Egje dhe Mesdhe, e cila do të vazhdojë deri më 7 mars.

Vendimi i Turqisë për të zhvilluar një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nisi dje, 25 shkurt dhe do të zgjasë deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe. 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe. Ndërkohë për këtë kanë reaguar edhe mediat greke ku bëhet me dije se ka nisur eksplorimi në Çesme, një zonë në afërsi të Izmirit dhe në brigjet e Egjeut.