Kufizimet gjermane për udhëtarët që hyjnë nga Franca
Pas rritjes së numrit të të inektuarve me koronavirusin e ri në Francë, Gjermania njoftoi se udhëtarët e ardhur nga pjesa verilindore e vendit do të përballen me më shumë kufizime.
Sipas Associated Press; Instituti Robert Koch, Instituti Gjerman për Sëmundjet ngjitëse, njoftoi të Dielën se po rastet në rajonin Moselle në verilindje të Francës po shtohen dhe për këtë ky vend është futur në një listën e vendeve me përhapjen më të gjerë të virusit të mutuar të tillë si Republika Çeke, Portugalia dhe Britania. Pasagjerët që hyjnë nga këto pika duhet të paraqesin një test të ri negativ të koronavirusit para mbërritjes në Gjermani. Clement, ministri francez për çështjet evropiane, u ankua për vendimin e Gjermanisë, duke thënë se ai ishte në bisedime me vendin për të zbatuar masa më të lehta për 16,000 banorët e Moselle që punojnë përtej kufirit në Gjermani. Franca, nuk dëshiron që ata të detyrohen të bëjnë testimin e përditshëm të PCR, të cilin Gjermania e ka bërë të detyrueshme për pasagjerët e ardhur nga disa kufij të saj. Instituti Robert Koch regjistroi dje rreth 8,000 raste të konfirmuara në Gjermani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve me Covid-19 në 2.4 milion.