Kremlini: Sanksionet e Perëndimit nuk funksionojnë
Rusia tha të martën se sanksionet perëndimore janë joefektive dhe rusët u zotuan të përgjigjen pas raporteve se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po përgatisin ndëshkime të reja kundër Moskës.
“Ata që vazhdojnë të varen nga këto masa ndoshta duhet t’i kushtojnë një mendim: a po arrijnë ata ndonjë qëllim duke vazhduar një politikë të tillë?” – tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha. “Përgjigja do të jetë e qartë: një politikë e tillë nuk i arrin qëllimet e saj,” -shtoi ai. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ndërkohë tha se Moska “do t’i përgjigjet patjetër” masave nga Perëndimi. “Askush nuk i ka anuluar rregullat e diplomacisë dhe një nga këto rregulla është parimi i reciprocitetit,” -tha ai në një konferencë shtypi me homologun e tij nga Uzbekistani. Shtetet anëtare të BE këtë javë miratuan sanksionet që do të godasin katër zyrtarë të lartë rusë të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit të përfshirë në arrestimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Edhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të martën ndaj individëve e subjekteve nga Rusia pas daljes në përfundimin se Moska u përpoq të vriste figurën opozitare me një agjent nervor.