Biden vazhdon edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104994-biden_vazhdon_edhe_për_një_vit_sanksionet_kundër_rusisë
Presidenti i Amerikës ka vazhduar edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë të vendosura që nga viti 2014, për shkak të situatës së brendshme në Ukrainë dhe aneksimit të gadishullit Krime në territorin e Federatës së Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 04, 2021 11:23 Europe/Tirane
  • Biden vazhdon edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë

Presidenti i Amerikës ka vazhduar edhe për një vit sanksionet kundër Rusisë të vendosura që nga viti 2014, për shkak të situatës së brendshme në Ukrainë dhe aneksimit të gadishullit Krime në territorin e Federatës së Rusisë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se kufizimet kundër autoriteteve të Moskës janë vendosur nga dy qeveritë e mëparshme të SHBA-ve, në mandatin e ish-presidentit amerikan Barak Obama në mars të vitit 2014, dhe në mandatin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në vitin 2018.

Në këtë mënyrë, Joe Baiden ka vendosur të vazhdojë këto sanksione pas 6 marsit të vitit 2021 edhe për një vit tjetër. Joe Biden më parë ka premtuar se më parë ka premtuar se SHBA kurrë nuk do ta njehë zyrtarisht aneksimin e gadishullit Krime në territorin e Rusisë.

Gadishulli Krime gjatë një referendumi të organizuar më 16 mars të vitit 2014, është ndarë nga Ukraina dhe me 96.8 % të votave të qytetarëve të këtij rajoni, i është bashkuar territorit të Federatës së Rusisë. Moska pas zhvillimit të këtij referendumi, me nënshkrimin e një marrëveshje, ka konfirmuar aneksimin e këtij rajoni, mirëpo qeveria pro-perëndimore e Ukrainës nuk e pranon ndarjen e këtij rajoni.