Blinken: Jemi larg reduktimit të sanksioneve ndaj Iranit
Sekretari amerikan i shtetit ka deklaruar se Uashingtoni akoma është larg marrjes së çfarëdo veprimi për reduktimin e sanksioneve kundër Iranit.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Antoni Blinken, sekretari amerikan i shtetit, ka thënë: “Uashingtoni akoma është shumë larg marrjes së çfarëdo lloj hapi për reduktimin e sanksioneve kundër Iranit”.
Blinken pa vë në dukje shkeljen zotimeve në marrëveshjen bërthamore nga ana e Amerikës dhe shtyrjen e Iranit për të marrë hapa të caktuara kompesuese, ka thënë: “Rruga e diplomacisë është e hapur dhe topi është në fushën e Iranit që të marrë vendim për të marrë pjesë në negociatat për kthim në marrëveshjen bërthamore në kuadër të Grupit 5+1. Nëse Irani kthehet në zotimet e veta, edhe Uashingtoni do të bëjë të njëjtën gjë që përfshinë reduktimin e një pjese të sanksioneve”.
Blinken pa përmendur fare shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB nga ana e Amerikës, pretendoi: “Irani po ec në rrugën e gabuar dhe po vazhdon të lirohet nga kufizimet e parapara në marrëveshjen bërthamore”.
Kjo është në kohën kur Republika Islamike e Iranit ka theksuar se duke marrë parasysh faktin se Amerika ishte pala që shkeli marrëveshjen bërthamore, reduktimi i zotimeve të Iranit ka ardhur si reagim ndaj këtij veprimi të paligjshëm të Amerikës.