Evropa ka pësuar me dhjetëra miliardë euro për vonesën e vaksinimit
Faqja informative “Bloomberg” vuri në dukje vonesën e procesit të vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Korona në vendet anëtare të Bashkimit Evropian në krahasim me Britaninë dhe Amerikën dhe ka shkruar: “Nëse nuk përshpejtohet procesi i vaksinimit në këtë rajon, ekonomia e BE rrezikon të humbasë me dhjetëra miliardë euro.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se faqja analitike “Bloomberg” ka shkruar: “Kontinenti i Evropës për shkak të konflikteve politike, mosmarrëveshjeve në sigurimin e vaksinës dhe për shkak të rezistencës së shoqërisë, ka mbetur mbrapa nga shpërndarja e vaksinës. Supozohet se vonesa një deri në dy muaj në rihapjen e bizneseve për ekonominë e BE mund të ketë dëm nga 50 deri në 100 miliardë euro”.
Sipas këtij raporti, BE deri më tani ka shpërndarë tetë doza për 100 persona në krahasim me 33 doza për Britaninë dhe 25 doza për SHBA-të. Thuhet se BE ndoshta do të mund të vaksinojë rreth 75% të popullsisë së vet të rritur deri në fund të muajit gusht. Mirëpo nga pikëpamja e investitorëve kjo periudhë kohore është shumë e vonuar, sepse shumë ekspertëve të ekonomisë, muajt e verës janë shumë të rëndësishëm dhe humbja e stinës së dytë turistike është shumë e rrezikshme për Evropën.