Pse Evropa u tërhoq nga paraqitja e rezolutës kundër Iranit?
(last modified Wed, 10 Mar 2021 14:42:25 GMT )
Mars 10, 2021 15:42 Europe/Tirane
  • Pse Evropa u tërhoq nga paraqitja e rezolutës kundër Iranit?

Faqja informative analitike “Arms Control” në një raport të saj ka shkruar se vendimi i Trojkës Evropiane për paraqitjen e një projektrezolute në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA kundër Iranit ka qenë një veprim jo konstruktiv që në rast se do të zbatohej, do ta vendoste marrëveshjen bërthamore në rrezik serioz.

Javën e kaluar u zhvillua mbledhja e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA në të cilën Irani dhe marrëveshja bërthamore ishte një prej temave kryesore të saj.

Anglia, Franca dhe Gjermani kishin vendosur që të paraqesin një rezolutë kundër Iranit në këtë mbledhje dhe gjithashtu kanë shpërndarë tekstin e kësaj rezolute në mesin e shteteve anëtare. Por në fund, shtetet evropiane me publikimin e një deklarate, u tërhoqën nga ky vendim.

Faqja informative “Arms Control” në një raport të saj ka trajtuar këtë çështjeje dhe ka shkruar: “Ky vendim i Trojkës Evropian do ta përballte marrëveshjen bërthamore me rrezik serioz dhe për fat të mirë shtetet e tjera kanë parandaluar këtë veprim. Vetëpërmbajtja në mbledhjen e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA kanë krijuar atmosferët për përpjekje diplomatike për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore dhe një pjesë të këtyre përpjekjeve sipas të gjitha gjasave ishte përpjekje për parandalimin e veprimit të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë për paraqitjen e rezolutës kundër Iranit. Një rezolutë e tillë do të mund ta rrezikonte qasjen e inspektorëve të ANEA në qendrat atomike në Iran dhe gjithashtu do ta dëmtonte rrugën për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore. Anulimi i zbatimit të Protokollit Shtesë është veprimi më serioz i Iranit në reagim ndaj daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore fushatës për presion maksimal. Megjithëkëtë, Irani ka deklaruar në mënyrë të qartë se kufizimi i qasjes së ANEA gjithashtu mund të jetë një veprim tjetër në reduktimin e zotimeve, por që në rast të anulimit të sanksioneve përkatëse me marrëveshjen bërthamore, ato mund të kthehen. Shqetësimi në lidhje me këtë reduktim të konsiderueshëm në kufizimin e qasjeve të ANEA-së në Iran nuk është diçka për t’u çuditur, mirëpo një rezolutë e cila do ta obligonte Iranin për ndaljen e këtyre veprimeve, në rrethanat aktuale nuk është e domosdoshme dhe përveçse e vendos në rrezik qasjen e ANEA-së në Iran, mund të kërcënojë edhe përpjekjet për kthimin e Amerikës dhe Iranit në marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja e fundit e ANEA dhe Iranit është efikase për krijimin e një atmosfere për Trojkën Evropiane, Kinën, Rusinë dhe Amerikës për t’u kthyer urgjentisht në rrugën e diplomacisë. Paraqitja e një rezolute të tillë nga ana e Trojkës Evropiane edhe nuk do të ishte obligative, mirëpo do të shoqërohej me reagim dhe kundërpërgjigje të Iranit. Përfaqësuesi i Iranit në ANEA ka paralajmëruar se ky veprim është destruktiv dhe do të konsiderohej fundi i marrëveshjes bërthamore”.

 

Tags