Protestat e dhunshme në Athinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105284-protestat_e_dhunshme_në_athinë
Kryeqyteti i Greqisë, Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme në orët e fundit. Mijëra protestues janë mbledhur një natë më parë në sheshin Nea Smyrni, ku janë përplasur dhunshëm me policinë .
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Protestat e dhunshme në Athinë

Kryeqyteti i Greqisë, Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme në orët e fundit. Mijëra protestues janë mbledhur një natë më parë në sheshin Nea Smyrni, ku janë përplasur dhunshëm me policinë .

Sipas mediave greke deri më tani janë plagosur 5 efektivë policie, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që janë arrestuar thuajse 16 qytetarë. Protestuesit e maskuar me kapuça kanë hedhur molotov dhe pajisje të tjera piroteknike ndaj policisë. Protestat nisën pas thirrjeve të SYRIZA për demonstratë, pas shpërthimit të frikshëm të pandemisë në vend. Ata fajësojnë qeverinë për masat e marra, të cilat sipas tyre janë të paefektshme. Qytetarët kanë djegur çfarë u ka dalë përpara në shenjë revoltimi ndaj drejtuesve politikë.