Shifra alarmante në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105428-shifra_alarmante_në_francë
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 228 vdekje të reja nga COVID-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Shifra alarmante në Francë

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 228 vdekje të reja nga COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 25.229 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.015.560 ndërkohë me 228 vdekje numri i viktimave ka arritur në 90.146. Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.749 persona, prej të cilëve 4.033 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.245 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 271.678. Numri i personave që ndodhen në kujdesin intensiv ka kaluar për herë të parë mbi 4 mijë që nga nëntori 2020. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 4.819.924 ndërsa 2.219.277 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se situata e pandemisë së COVID-19 është shqetësuese. “Do të jemi të detyruar të marrim të gjitha masat e nevojshme në rast se pandemia vazhdon me këtë ritëm”, tha ai.