Reuters pretendon: Hapi i ri i "Iranit dhe Amerikës" ringjalli shpresat!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105440-reuters_pretendon_hapi_i_ri_i_iranit_dhe_amerikës_ringjalli_shpresat!
Shtetet e Bashkuara në vazhdën e përballjes me Iranin për kthimin e tij në marrëveshjen bërthamore, duke thënë se ata mbeten të vendosur për zgjidhjen e çështjes përmes dialogut, i janë drejtuar diplomacisë indirekte.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 14, 2021 05:12 Europe/Tirane
  • Reuters pretendon: Hapi i ri i

Shtetet e Bashkuara në vazhdën e përballjes me Iranin për kthimin e tij në marrëveshjen bërthamore, duke thënë se ata mbeten të vendosur për zgjidhjen e çështjes përmes dialogut, i janë drejtuar diplomacisë indirekte.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë filluar diplomacinë indirekte, citoi Reuters të thoshte Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jack Sullivan. Sullivan ka deklaruar se të dy vendet kanë filluar diplomacinë indirekte dhe po përdorin kanale ndërmjetësuese si vendet evropiane dhe të tjerët për të përcjellë mesazhe për të hapur rrugën për një kthim në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Deklaratat vijnë ndërsa Irani deri më tani ka refzuar çdo bisedim me zyrtarë amerikanë rreth marëveshjes bërthamore para heqjes së të gjitha sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni gjatë presidencës së Donald Trump. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara, ndërsa theksojnë nevojën që Teherani të kthehet në angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore, kishin njoftuar më parë ftesën e Trojkës Evropiane për të marrë pjesë në një takim jozyrtar me Iranin në formën e Komisionit të Përbashkët dhe njoftoi gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në këtë takim. Teherani, megjithatë, refuzoi ftesën evropiane dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund sanksioneve të tyre të paligjshme dhe t'u kthehen zotimeve të tyre dhe se nuk kishte nevojë për negociata. Deklaratat e së Premtes nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan se diplomacia me Iranin po kryhet indirekt, hap një dritare të re për zhvillimet. Sipas Sullivan, komunikimi midis dy vendeve është vendosur përmes evropianëve dhe kanaleve të tjera ndërmjetësuese dhe në këtë mënyrë, Uashingtoni po përpiqet të përcjellë pozicionin e tij se si të dy vendet të përmbushin angazhimet e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore dhe Irani të ndërmarrë pozicionet e tij në të njëjtën mënyrë. Deklaratat nga Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, së bashku me zhvillimet gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë bisedimet e përfaqësuesve të Biden me zyrtarë izraelitë dhe deklaratat e ndryshme të Hassan Ruhani, forcojnë spekulimet se ngjarje të reja mund të shfaqen. Disa analistë e kanë përshkruar takimin virtual midis zyrtarëve të lartë të sigurimit kombëtar të SHBA dhe Izraelit si një përpjekje e Joe Biden për të hapur rrugën për bisedime dhe ndoshta një marrëveshje me Iranin për çështjen bërthamore në të njëjtën kohë me përafrimin e Uashingtonit me aleatët e tij. Kjo ngre spekulime se Teherani dhe Uashingtoni pas tërheqjes nga angazhimet e tyre të marrëveshjes bërthamore mund të kryejnë bisedime indirekte. Kjo është vetëm një ditë pasi ministri i jashtëm rus bëri thirrje për kthimin e njëkohshëm të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. " Shtetet duhet të marrin drejtimin në rrugën e duhur " tha ai. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t'i kthehemi detyrimeve totale ose pjesërisht. Deklratat, vijnë ndërsa Teherani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk do të negociojë ose bashkëveprojë me Shtetet e Bashkuara para heqjes së të gjitha sanksioneve të vendosura pas tërheqjes së SHBA në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore.