Grossi: ANEA synon kryerjen e inspektimeve më të gjera në Iran
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike duke pretenduar shtimin e nivelit të pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit, ka theksuar kryerjen e inspektimeve më të gjera dhe më serioze në Iran.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i ANEA, pretendoi: “Prodhimi i uraniumit në sasi më të mëdha, e çon pasurimin e uraniumit në Iran deri në nivele të afërta me ato të që mund të përdoret për qëllime ushtarake dhe kjo situatë nuk mund të anashkalohet. Irani posedon sasi pak më të vogël se 20 kilogram të uraniumit të pasuruar me 20%, mirëpo ata posedojnë 3000 kg uranium të pasuruara që më parë është prodhuar në nivele më të ulëta të pasurimit”.
Drejtori i përgjithshëm i ANEA vuri në dukje vizitën e tij të fundit në Teheran dhe marrëveshjen e përkohshme të arritur me Iranin dhe tha: “Korniza tre mujore, për fat të mirë ka krijuar një mundësi kohore të mirë për konsultime dhe negociata diplomatike në lidhje me marrëveshjen bërthamore”.
Deklaratat e drejtorit të përgjithshëm të ANEA bëhen në kohën kur Kazem Gharibabadi, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Vjenë, në lidhje me vizitën e delegacionit teknik të ANEAs në prill në Teheran, ka thënë: “Pas marrëveshjes së fundit të përbashkët në Teheran, nuk është bërë kurrfarë dakordimi i ri me ANEA. Bashkëpunimi i të dy palëve në lidhje me inspektimet e sigurisë nuk është ndonjë çështjeje e re, por është veprim në vazhdim të marrëdhënieve ekzistuese”.