Italia në luftë me koronavirusin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105468-italia_në_luftë_me_koronavirusin
Italia po përballet ndërkohë edhe me rritjen e rasteve të koronavirusit dhe nga e hëna, disa rajone të vendit do të klasifikohen si zona të kuqe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Italia në luftë me koronavirusin

Italia po përballet ndërkohë edhe me rritjen e rasteve të koronavirusit dhe nga e hëna, disa rajone të vendit do të klasifikohen si zona të kuqe.

Kjo do të thotë se dyqanet do të mbyllen dhe shkollat do të kthehen online. Infektimet janë rritur shumë ditët e fundit me ministrinë e shëndetësisë që raportoi më shumë se 26 mijë raste të reja të shtunën. Spitalet në vend po përballen po ashtu me një rritje të shtrimeve në njësitë e kujdesit intensiv për pacientë me koronavirus. Italia aktualisht ka 3.2 milionë raste infektimesh me koronavirus. Pas Britanisë së Madhe, Italia ka edhe numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit me gjithsej 101.881 humbje jete.