Turqia arreston një komandant të lartë kurd në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105534-turqia_arreston_një_komandant_të_lartë_kurd_në_siri
Agjentët e inteligjencës turke kanë kapur një figurë të lartë e një grupi militant kurd i mbështetur nga SHBA që vepron në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 16, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • Turqia arreston një komandant të lartë kurd në Siri

Agjentët e inteligjencës turke kanë kapur një figurë të lartë e një grupi militant kurd i mbështetur nga SHBA që vepron në Siri.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi të hënën se Ibrahim Babat, një "komandant brigade" nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), u kap gjatë një operacioni brenda Sirisë dhe u soll përsëri në Turqi. Komandanti militant kurd dha informacion mbi planet për të sulmuar postat ushtarake turke në kufirin Turqi-Siri. Babat thuhet se ka lindur në Kamishli, në verilindje të Sirisë. Ankaraja i sheh militantët e YPG si një organizatë terroriste të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). YPG është shtylla kurrizore e të ashtuquajturave Forca Demokratike Siriane (SDF). Qeveria turke është e pakënaqur me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për SDF.