Erdogan reagon ndaj veprimeve saudite
Mars 17, 2021 08:34 Europe/Tirane
Presidenti turk paralajmëroi për veprimet e reja saudite kundër Ankarasë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha: "Ne nuk do të qëndrojmë vetëm si vëzhgues të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Arabisë Saudite dhe Greqisë." Erdogan shtoi se Arabia Saudite, nga njëra anë, po zhvillon stërvitje të përbashkëta ushtarake me Greqinë dhe nga ana tjetër, ka kërkuar të blejë dronë nga Turqia. Veprimet thuhet se bazohen në vendimet e Princit Saudit Muhamed bin Salman, i cili është i zemëruar me Ankaranë për vrasjen e gazetarit Khashoggi dhe manovrën e inteligjencës Turke.
Tags