Franca vendos kufizime më të rrepta për virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105612-franca_vendos_kufizime_më_të_rrepta_për_virusin_korona
Franca është vendosur të vendosë më shumë kufizime në kryeqytet dhe zona të tjera për të luftuar shpërthimin e sëmundjes së virusit korona, për të cilën kreu i një spitali publik në Paris tha se korona virusi nuk ishte nën kontroll.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2021 04:54 Europe/Tirane
  • Franca vendos kufizime më të rrepta për virusin Korona

Franca është vendosur të vendosë më shumë kufizime në kryeqytet dhe zona të tjera për të luftuar shpërthimin e sëmundjes së virusit korona, për të cilën kreu i një spitali publik në Paris tha se korona virusi nuk ishte nën kontroll.

Një zëdhënës i qeverisë franceze të mërkurën pas takimit të kabinetit tha se kufizime më të rrepta do të vendoseshin në disa pjesë të vendit, përfshirë Parisin, gjatë fundjavës për të zvogëluar përhapjen e shpejtë të koronës. Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron shpreson se vaksinimi mund të ndalojë një valë të re të pandemisë së shkaktuar nga viruse të llojeve më ngjitëse. Kufizimet e reja do të njoftohen nga Kryeministri Francez gjatë së Enjtes. Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi të hënën se një tip i ri i koronavirusit është identifikuar në rajonin "Brittny" të Francës dhe analizat fillestare ende nuk kanë zbuluar nëse është më i rrezikshëm ose më i transmetueshëm se llojet e tjera të mutuara të koronavirusit. Ky lloj i ri nuk mund të identifikohet nga testet PCR.