Ndalohet partia pro-kurde, SHBA dhe BE kritikon Turqinë
(last modified Thu, 18 Mar 2021 18:59:50 GMT )
Mars 18, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Ndalohet partia pro-kurde, SHBA dhe BE kritikon Turqinë

SHBA dhe Evropa kanë kritikuar aksionin e Turqisë për të ndaluar partinë opozitare prokurde Partia Demokratike e Njerëzve, ngjarje që vjen vetëm një javë përpara se liderët e BE të mblidhen në samit për të diskutuar raportet më Ankaranë.

“Një lëvizje drejt fundit të Pluralizmit. Çfarë reagimi pret tani Turqia nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë ne Parlamentin Evropian. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se shpërbërja e partisë kurde do të përmbyste në mënyrë të padrejtë vullnetin e votuesve turq, do ta minonte edhe më tej demokracinë në Turqi dhe do t’u mohonte miliona qytetarëve turq përfaqësimin e tyre. Një prokuror turk i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit të ndalojë veprimtarinë e partisë kryesore pro-kurde të opozitës, një lëvizje që grupi e quajti një “grusht shteti politik”. Prokurori akuzon Partinë kurde për bashkëpunim me një lëvizje ilegale militante kurde. HDP, e cila është partia e tretë më e madhe në parlamentin e Turqisë, mohon çdo lidhje me militantët. Ky formacion politik argumenton se çështja kundër saj ishte “një goditje e rëndë për demokracinë dhe ligjin”. Vitet e fundit shumë ligjvënës të kësaj partë janë hetuar ose burgosur – përfshirë ish-udhëheqësin e saj. Presidenti Erdogan prej një kohe të gjatë e ka akuzuar partinë kryesore kurde se është një front i Partisë Kurde të Kurdistanit, e cilësuar nga Ankaraja, por edhe nga Perëndimi dhe SHBA një organizatë terroriste.

 

Tags