NATO synon të forcojë frontin e saj anti-rus
Rusia paralajmëron se "do të duhet të reagojë" nëse Bosnja vendos të bashkohet me NATO-n. "Rusia do të reagojë nëse Bosnja merr masa për t'u bashkuar me NATO-n, sepse Moska do ta perceptojë këtë si një akt armiqësor," tha ambasada ruse në Bosnje në një deklaratë të Enjten (18 Mars).
Bosnja ka kohë që ka proklamuar integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian si qëllimet e saj strategjike. Por serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA. "Në rast të një afrimi praktik midis Bosnje dhe Herzegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësie," tha ambasada ruse. Ajo shtoi se objektivi i NATO-s ishte një "luftë kundër Rusisë" dhe se anëtarësimi në NATO do ta detyrojë Sarajevën të marrë pjesë në "konfrontimin ushtarako-politik". Bosnja dhe Serbia janë të vetmit vende të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s pasi Maqedonia e Veriut u bashkua me aleancën vitin e kaluar. Të enjten, ambasadori i ri rus në Bosnjë, Igor Kalabuhov u takua me Zeljko Komsic, një anëtar kroat i Presidencës së BeH, i cili mbron integrimin e Bosnjës në aleancën e NATO-s. Një deklaratë nga zyra e Komsiç nuk përmendi integrimin në NATO si temë të takimit, por tha se ata kishin diskutuar reformat që Bosnja duhet të ndërmarrë për të shkuar më pranë anëtarësimit në BE. Rusia prej kohësh ka shprehur kundërshtimin e saj të fortë për anëtarësimin e Bosnjës në NATO.