Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara uron Nevruzin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105738-sekretari_i_përgjithshëm_i_kombeve_të_bashkuara_uron_nevruzin
Në një mesazh, Sekretari i Përgjithshëm i KB uroi ardhjen e Vitit të Ri diellor dhe Nevruzit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 20, 2021 20:15 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara uron Nevruzin

Në një mesazh, Sekretari i Përgjithshëm i KB uroi ardhjen e Vitit të Ri diellor dhe Nevruzit.

"Çdo vit, Nevruzi është një fillim i ri dhe ky vit është më i rëndësishëm dhe jetik se kurrë," tha Antonio Guterres në mesazhin e urimit.  "Ndërsa bota përpiqet të mposhtë virusin Covid-19, Nevruzi vepron si një frymëzim për rimëkëmbjen dhe rindërtimin në një mënyrë më të drejtë dhe të qëndrueshme, në harmoni me natyrën dhe në solidaritet midis komuniteteve dhe brezave," tha Guterres në mesazh. Sivjet kjo festë është më e rëndësishme se kurrë. Nevruzi është dita e parë e vitit diellor dhe një nga festimet më të vjetra të mbetura nga Irani antik.  Kjo ditë është regjistruar në Organizatën Shkencore, Kulturore dhe Arsimore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) me emrin zyrtar të "Ditës Ndërkombëtare të Nevruzit" dhe si një trashëgimi kulturore dhe shpirtërore e njerëzimit. Nevruzi, përveç Iranit, është një festë zyrtare në të paktën 16 vende të botës dhe popujt e këtyre vendeve e festojnë atë.