Numri i fëmijëve emigrantë në burgjet e Amerikës kaloi shifrën 15000
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105766-numri_i_fëmijëve_emigrantë_në_burgjet_e_amerikës_kaloi_shifrën_15000
Pavarësisht premtimeve elektorale të Joe Biden, një media amerikane ka raportuar se aktualisht Qeveria e Amerikës po mban në burgjet e veta mbi 15000 fëmijë të emigrantëve pa shoqërimin e njërit prej prindërve të tyre në qendrat burgjeve kufitare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2021 10:23 Europe/Tirane
  • Numri i fëmijëve emigrantë në burgjet e Amerikës kaloi shifrën 15000

Pavarësisht premtimeve elektorale të Joe Biden, një media amerikane ka raportuar se aktualisht Qeveria e Amerikës po mban në burgjet e veta mbi 15000 fëmijë të emigrantëve pa shoqërimin e njërit prej prindërve të tyre në qendrat burgjeve kufitare.

Kanali televiziv CBS News në një analizë të tij ka shkruar se Qeveria e Amerikës po mbanë 15.500 fëmijë emigrantë pa shoqërimin e asnjërit prej prindërve të tyre qendrat e burgosjes në zonat kufitare që mbi 5000 fëmijë prej tyre aktualisht po mbahen në qendrat e arrestimit në kufirin e Amerikës dhe Meksikës.

Sipas këtij kanali informativ amerikan, fëmijët e emigrantëve pa prindërit e tyre kalojnë mesatarisht 136 orë në qendrat e doganave dhe mbrojtjes kufitare që kjo periudhë kohore është 72 orë më shumë se periudha kohore e caktuar me ligj.

Autoritetet kufitare janë përballur me mbi 500 fëmijë pa prindër në 21 ditët e kaluara dhe pritet që numri i fëmijëve të cilët janë arrestuar gjatë muajit shkurt, të jetë mbi 9400 persona.

Gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Trump, në Amerikë janë zbatuar politika të ashpra kundër emigrantëve dhe janë publikuar shumë raporte për arrestimin e fëmijëve emigrantë dhe mbajtjen e tyre nën arrest në kushte shumë të këqija.