Stërvitja e përbashkët detare Turko-Amerikane në Mesdheun lindor
Pavarësisht nga dallimet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara për çështje të ndryshme, veçanërisht shfrytëzimi i energjisë së hidrokarbure në Mesdheun lindor dhe blerja e armëve nga Rusia, Ankaraja dhe Uashingtoni kanë shprehur bashkëpunimin e përbashkët ushtarak.
Në lidhje me këtë, Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare lëshoi një deklaratë duke thënë se: Anija luftarake turke "Gemlik" dhe anija "Eisenhower" morën pjesë në stërvitjen detare që u zhvillua në 19 Mars në Mesdheun lindor. Në fakt, marinat turke dhe amerikane zhvilluan stërvitje të përbashkëta detare në Mesdheun lindor. Më herët, data e kësaj stërvitje të përbashkët detare u njoftua më 16 mars. Ushtrimet e përbashkëta ushtarake Turko-SH.B.A. përkojnë me stërvitjet e përbashkëta ushtarake Greko-Qipriote në Mesdheun lindor. Franca dhe Italia dërguan gjithashtu trupa dhe pajisje detare në Mesdheun lindor për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Greqinë dhe Qipron. Sidoqoftë, duhet thënë se: Përkundër thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve dhe një deklaratë gatishmërie nga të dy palët për dialog dhe negociata, situata në Mesdheun lindor mbetet e tensionuar. Turqia dhe Greqia, dy vende që janë anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), të Martën dhe të Mërkurën kryen disa manovra detare. Këto lëvizje tregojnë një situatë të trazuar në Mesdheun lindor. Çështja për t'u marrë parasysh në këtë drejtim është pozicioni i SHBA me Turqinë dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake me këtë vend në Detin Mesdhe. Shtetet e Bashkuara, si aleate e Greqisë dhe qeverive të tjera Evropiane, kundërshtojnë kërkimin dhe nxjerrjen e naftës nga qeveria Turke në Mesdheun lindor dhe kanë lëshuar vazhdimisht deklarata kundër saj. Në këtë drejtim, ekspertët turq e kanë konsideruar të pamundur dhe jopraktike tërheqjen e Turqisë nga Deti Mesdhe, sidomos pas krijimi të koalicionit me pesë vende kundër Turqisë në Mesdhe, ku përfshihen Greqia, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe regjimi Izraelit. Në këtë drejtim, "Ismail Hagi Pekin", ish Shefi i Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm Turk, gjeneral në pension dhe ekspert politik dhe ushtarak, beson se: "Aktiviteti i Turqisë nuk është vetëm për naftën dhe gazin e Mesdheut Lindor, por për të ardhmen e Turqisë. Sipas tij marrëdhëniet turko-libiane do të neutralizojnë frontin dhe koalicionin kundër Ankarasë. "Suksesi i këtij partneriteti do të ketë gjithashtu një ndikim në stabilitetin në Afrikë, Evropë dhe Mesdhe." Përveç mosmarrëveshjes midis Turqisë dhe koalicionit pesë-anëtarësh në Mesdheun lindor, i cili deri më tani ka gëzuar mbështetjen e SH.B.A.-së, SH.B.A.-ja shqetësohet gjithashtu për blerjet e armëve të Turqisë nga Rusia. Çështja e blerjes së sistemit raketor turk S-400 nga Rusia - e cila është kundërshtuar fuqimisht nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarët e organizatës ushtarake të NATO-s - ka shtyrë marrëdhëniet Turqi-SH.B.A. në prag të konfliktit. Në këto rrethana, pjesëmarrja e marinës amerikane në stërvitje të përbashkëta me marinën turke në Mesdheun lindor buron nga dualiteti i SHBA në politikat e saj në të gjitha fushat, veçanërisht çështjet ushtarake. Sidoqoftë, sipas ekspertëve politikë, kriza në marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë, si dhe Turqinë me Perëndimin, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, duket se po intensifikohet, por padyshim, nuk ka gjasa që ky tension të jetë i tillë që të përfundojë me konfliktin mes palëve dhe për këtë palët do të duhet të heqin qafe fitilin e krizës.