Jake Sullivan: Uashingtoni do të ketë ditë të vështira me Moskën
(last modified 2021-03-23T09:43:19+00:00 )
Mars 23, 2021 10:43 Europe/Tirane
  • Jake Sullivan: Uashingtoni do të ketë ditë të vështira me Moskën

Këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia në disa rajone mund të kenë bashkëpunim në një mënyrë të qëndrueshme dhe të parashikuar.

Jake Sullivan, këshilltari i për siguri kombëtare të Amerikës, të hënën në mbrëmje në një intervistë me kanalin televiziv MSNBC, ka thënë: “Amerika për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Rusinë, parashikon se do të ketë rrethana të vështira në marrëdhëniet e veta me Rusinë, por megjithëkëtë Uashingtoni dëshiron të bashkëpunojë me Moskën në fushën e çështjeve të rëndësishme”.

Jake Sullivan ka shtuar: “Ne besojmë se do të kemi ditë të vështira me Rusinë, për arsye se ekzistojnë disa çështje që kemi kundërshtime të ashpra me ata dhe janë disa veprime të të cilave duhet t’i përgjigjemi me forcë”.

Jake Sullivan gjithashtu ka theksuar: “Ne mund të kemi bashkëpunim me Rusinë në lidhje me çështjet kryesore siç është çështja bërthamore, prandaj edhe disa javë më parë kemi qenë dëshmitar të vazhdimit edhe për pesë vjet të traktatit “Starti i Ri”. Kështu që ky bashkëpunim mund të ndodhë edhe në të ardhmen”.

Këto deklarata të Jake Sullivan bëhen në kohën kur presidenti amerikan Joe Biden në një intervistë televizive, duke e quajtur “vrasës” presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me pretendimin e komunitetit të inteligjencës së Amerikë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, ka thënë: “Ai në një bisedë telefonike të zhvilluar në muajin janar me presidentin e Rusisë, e ka paralajmëruar atë në lidhje me reagimin e mundshëm të Amerikës.

Pas deklaratave ofenduese të Joe Biden kundër Vladimir Putin, qytetarët e Amerikës kanë dërguar shumë letra në ambasadën e Rusisë për të kërkuar falje nga presidenti rus për shkak të deklaratave ofenduese të Joe Biden, presidentit të SHBA-ve duke i quajtur ato deklarate të turpshme dhe kanë theksuar se nuk dëshirojnë që rusët të ndjejnë se Biden ka folur duke përfaqësuar të gjithë popullin amerikan.

Tags