Rusia: Sanksionet e njëanshme të Amerikës nuk kishin kurrfarë rezultati
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105842-rusia_sanksionet_e_njëanshme_të_amerikës_nuk_kishin_kurrfarë_rezultati
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë ka deklaruar se sanksionet e njëanshme të Perëndimit kundër Moskës nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2021 06:13 Europe/Tirane
  • Rusia: Sanksionet e njëanshme të Amerikës nuk kishin kurrfarë rezultati

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë ka deklaruar se sanksionet e njëanshme të Perëndimit kundër Moskës nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në një mesazh në Twitter ka shkruar: “Sanksione të tilla gjithnjë kanë dëmtuar atmosferën që sundon në qarqet ndërkombëtare dhe dhe në shumë raste kanë krijuar edhe katastrofa njerëzore”.

Ndërkohë Dimitry Paskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, së fundi ka deklaruar se në Kremlin janë të sigurt se politika e sanksioneve kundër Rusisë nuk do të realizojë qëllimet e veta.

Arrestimi i Alexei Navalny, liderit të opozitës së qeverisë së Rusisë, në Moskë është shndërruar në një faktor tjetër për zgjerimin e fushatës kundër Rusisë të shteteve perëndimore.

Amerika dhe Bashkimi Evropian janë mbështetës të mëdhenj të Alexei Navalny.