Rusia: Sanksionet e njëanshme të Amerikës nuk kishin kurrfarë rezultati
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë të Austrisë ka deklaruar se sanksionet e njëanshme të Perëndimit kundër Moskës nuk kanë dhënë kurrfarë rezultati.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, në një mesazh në Twitter ka shkruar: “Sanksione të tilla gjithnjë kanë dëmtuar atmosferën që sundon në qarqet ndërkombëtare dhe dhe në shumë raste kanë krijuar edhe katastrofa njerëzore”.
Ndërkohë Dimitry Paskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, së fundi ka deklaruar se në Kremlin janë të sigurt se politika e sanksioneve kundër Rusisë nuk do të realizojë qëllimet e veta.
Arrestimi i Alexei Navalny, liderit të opozitës së qeverisë së Rusisë, në Moskë është shndërruar në një faktor tjetër për zgjerimin e fushatës kundër Rusisë të shteteve perëndimore.
Amerika dhe Bashkimi Evropian janë mbështetës të mëdhenj të Alexei Navalny.