Rusia ndërton anije kozmike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105880-rusia_ndërton_anije_kozmike
Instituti për hulumtime shkencore hapësinore “Mulenia” në Rusi ndërton anije kozmike me kapacitet kryerjen e shumë misioneve hapësinore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2021 09:07 Europe/Tirane
  • Rusia ndërton anije kozmike

Instituti për hulumtime shkencore hapësinore “Mulenia” në Rusi ndërton anije kozmike me kapacitet kryerjen e shumë misioneve hapësinore.

Agjencia e lajmeve Rianovosti ka njoftuar se Olga Sokolova, drejtore e përgjithshme e instituti për hulumtime shkencore “Mulenia”, të mërkurën ka deklaruar se aktualisht ka filluar projektimi dhe ndërtimi i anijes kozmike.

Skolova ka shtuar: “Gjatë viteve të fundit kemi shënuar një progres të konsiderueshëm në projektimin dhe ndërtimin e anijes kozmike të re. Anija kozmike e re së bashku me një avion special me kapacitet për fluturim në hapësirë, do të prodhohet në pesë vitet e ardhshme dhe do të lëshohet në funksion. Modeli i improvizuar i anijes kozmike të re të Rusisë është vendosur në ekspozim gjatë panairit ushtarak “Armina 20” në Rusi, në një sallon të mbyllur”.

Anije e parë dhe e vetme kozmike e shumëpërdorueshme i përket periudhës së ish-Bashkimit Sovjetik dhe quhej “Buran” e cila kishte fluturuar pa pilotë në orbitën e tokës për 3 orë e 40 minuta. Anije kozmike “Buran” më pas kishte zbritur në bazës hapësinore “Bajkanur” të Kazakistanit së bashku me një avionë luftarak MIG 25 i cili e kishte shoqëruar anijen kozmike nga lartësia 20 kilometra nga toka deri në çastin e uljes në bazë.