Duma pajtohet me kandidaturën e Putinit për dy mandate
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105908-duma_pajtohet_me_kandidaturën_e_putinit_për_dy_mandate
Parlamenti rus (Duma) ka miratuar një projekt-ligj që lejon Presidentin Vladimir Putin të kandidojë për president për dy mandate të tjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2021 02:53 Europe/Tirane
  • Duma pajtohet me kandidaturën e Putinit për dy mandate

Parlamenti rus (Duma) ka miratuar një projekt-ligj që lejon Presidentin Vladimir Putin të kandidojë për president për dy mandate të tjera.

Sipas IRNA, rrjeti Rsuia Today njoftoi se përfaqësuesit e Dumës ruse në takimin e tyre të tretë ranë dakord të miratonin projekt-ligjin e ndryshimit kushtetues. Një nga këto dispozita dhe ndryshime në kushtetutën ruse ishte kufizimi i numrit të mandateve që një person mund të bëhet president i Rusisë. Sipas ndryshimeve, Putini mund të kandidojë për president edhe dy mandate të tjera pas vitit 2024. Vladimir Putin është presidenti i dytë dhe i katërt i Rusisë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Putini gjithashtu fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 pas Medvedev dhe aktualisht është në detyrë. Ndryshimet në kushtetutën e Rusisë u vunë në një referendum vitin e kaluar dhe u aprovua me më shumë se 77 përqind të votuesve.