Samiti i Bashkimit Evropian me përqendrim të veçantë mbi Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105922-samiti_i_bashkimit_evropian_me_përqendrim_të_veçantë_mbi_turqinë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë të enjten mundësinë e stimujve diplomatikë dhe ekonomikë, për të inkurajuar fqinjën strategjike juglindore Turqinë të vazhdojë të përmirësojë lidhjet me BE-në dhe të promovojë stabilitetin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Samiti i Bashkimit Evropian me përqendrim të veçantë mbi Turqinë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë të enjten mundësinë e stimujve diplomatikë dhe ekonomikë, për të inkurajuar fqinjën strategjike juglindore Turqinë të vazhdojë të përmirësojë lidhjet me BE-në dhe të promovojë stabilitetin.

Marrëdhëniet me Ankaranë janë temë diskutimi në video-samitin e bllokut. Liderët e Bashkimit Evropian shqyrtojnë nxitjen diplomatike dhe ekonomike për të shtyrë Turqinë të vazhdojë me përmirësimin e lidhjeve me BE dhe të promovojë stabilitet.

Marrëdhëniet me Ankaranë janë temë diskutimi në video-samitin e 27 shteteve të BE-së përderisa blloku i pa si shqetësuese tensionet në vitin e kaluar për eksplorimin e gazit nga Turqia ne Mediterranin lindor.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Miches, i cili drejton takimin, thotë se blloku do të zhvillojë lidhjen me Turqinë në mënyrë të kushtëzuar, raporton France24.

Brukseli është inkurajuar nga rinisja e bisedimeve me Greqinë mbi një kufi të diskutueshëm detar dhe nga planet për të rifilluar përpjekjet e paqes të KB për shtetin e ndarë të Qipros.

Por ka shqetësime të thella lidhur me lëvizjet e fundit të Ankarasë për të mbyllur një parti të opozitës dhe largimin e saj nga një traktat mbi dhunën ndaj grave.

BE "duhet të punojë në propozime konkrete për një "agjendë pozitive "që nxit një dinamikë konstruktive, përfshirë përsa i përket stabilitetit rajonal," u tha kryeministri italian Mario Draghi europarlamentarëve.

Por ai këmbënguli në "rëndësinë e shmangies së nismave përçarëse dhe nevojën për të respektuar të drejtat e njeriut" dhe përshkroi tërheqjen e Ankarasë nga Konventa e Stambollit si një "hap serioz prapa".