Javën e ardhshme nënshkruhet marrëveshja 25-vjeçare midis Iranit dhe Kinës?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105946-javën_e_ardhshme_nënshkruhet_marrëveshja_25_vjeçare_midis_iranit_dhe_kinës
"Faktet dëshmojnë se gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm kinez në Iran, plani 25-vjeçar për bashkëpunimin e përbashkët Iran-Kinë, sipas një marrëveshjeje 25-vjeçare, do të nënshkruhet javën e ardhshme."
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2021 03:39 Europe/Tirane
  • Javën e ardhshme nënshkruhet marrëveshja 25-vjeçare midis Iranit dhe Kinës?

"Faktet dëshmojnë se gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm kinez në Iran, plani 25-vjeçar për bashkëpunimin e përbashkët Iran-Kinë, sipas një marrëveshjeje 25-vjeçare, do të nënshkruhet javën e ardhshme."

Wang Yi, anëtar i Këshillit të Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kinës, do të udhëtojë në Teheran nga e Premtja, më 6 Prill deri të Shtunën më 7 Prill. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme tha: Përveç bisedimeve me homologun e tij iranian, ministri i jashtëm kinez do të takohet gjithashtu me presidentin e Republikës Islamike të Iranit. Hadi Khosrow Shahin, gazetar dhe analist i politikës së jashtme, në një artikull tha: " Kinezët përfunduan një marrëveshje 25-vjeçare me Iranin dhe një muaj më vonë parashtruan pikëpamjet e tyre tek ministria e jashtme. Misioni më i rëndësishëm i vizitës së ministrit të jashtëm kinez në Iran do të jetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Historia e marrëveshjes 25-vjeçare midis Iranit dhe Kinës daton që nga vizita e Presidentit kinez Xi Jinping në Teheran në vitin 2015. Kur të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët dhe zyrtare, në një nga klauzolat e saj flitej për vullnetin e fortë të të dy palëve për të zgjeruar 25 vjet bashkëpunim dypalësh.  Presidenti kinez pas marrëveshjes tha: "Ekonomitë e Kinës dhe Iranit janë plotësuese të njëra-tjetrës. Në këtë udhëtim, ne kemi rënë dakord për planin 25-vjecar të bashkëpunimit strategjik dhe ne jemi të gatshëm të zgjerojmë dhe thellojmë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, teknologjisë, ushtrisë dhe sigurisë në nivelin e partnerëve strategjikë dhe e konsiderojmë të nevojshme krijimin e një mekanizmi për të rritur bashkëpunimin në fushën e sigurisë në luftën kundër terrorizmit. »