Facebook mbyll përgjithmonë llogarinë e kanalit televiziv iranian Press Tv
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105988-facebook_mbyll_përgjithmonë_llogarinë_e_kanalit_televiziv_iranian_press_tv
Rrjeti social Facebook me pretendim të shkeljes së standardeve të këtij rrjeti social nga ana e kanalit televiziv Press Tv, ka mbyllur faqen e këtij kanali me 4 milionë ndjekës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 27, 2021 09:55 Europe/Tirane
  • Facebook mbyll përgjithmonë llogarinë e kanalit televiziv iranian Press Tv

Rrjeti social Facebook me pretendim të shkeljes së standardeve të këtij rrjeti social nga ana e kanalit televiziv Press Tv, ka mbyllur faqen e këtij kanali me 4 milionë ndjekës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se rrjeti social Facebook ditën e premte pa i dhënë kurrfarë paralajmërimi paraprak, ka mbyllur faqen e kanalit televiziv iranian Press Tv duke pretenduar se ky kanal informativ në gjuhën angleze nuk ka respektuar standardet e këtij rrjeti social.

Facebook ka deklaruar se ne më parë e kemi rishikuar këtë vendim dhe ky nuk mund të ndryshohet. Facebook nuk ka vë në dukje asnjë prej standardeve të veta për të cilat pretendon se nuk janë respektuar nga Press Tv.