Johnson dhe Biden bisedon për marrëveshjen ndërkombëtare
Zyra e kryeministrit të Britanisë të premten në mbrëmje ka njoftuar se Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, gjatë një bisede telefonike me Joe Biden, presidentin e Amerikës, ka biseduar në lidhje me çështje të ndryshme duke përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra e kryeministrit të Britanisë me anë të një deklarate, pa vë në dukje fare daljen e paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe sabotimet e shteteve evropiane ndaj kësaj marrëveshje ndërkombëtare, ka deklaruar: “Johnson dhe Biden në këtë bisedë telefonike kanë theksuar për nevojën e kthimit të Iranit në zbatimin e zotimeve të veta në marrëveshjen bërthamore”.
Sipas kësaj deklarate të zyrës së kryeministrit të Britanisë, krerët e të dy vendeve gjithashtu kanë biseduar edhe për luftën kundër pandemisë së virusit Korona dhe shpërndarjen e vaksinës kundër këtij virusi në të dy vendet.
Vlen të theksohet se qeveria e Joe Biden e cila më parë ka premtuar kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe heqjen e sanksioneve të paligjshme kundër Iranit, gjatë ditëve të fundit ka deklaruar se kthimi i Amerikës në marrëveshjen bërthamore kushtëzohet me këtë se Republika Islamike e Iranit duhet të tërhiqet nga hapat të cilat i ka marrë në reagim ndaj shkeljes së zotimeve të Amerikës në marrëveshjen bërthamore.