Lideri i opozitarëve të Venezuelës infektohet me virusin Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106042-lideri_i_opozitarëve_të_venezuelës_infektohet_me_virusin_korona
Juan Guaido, lideri i opozitarëve të qeverisë së Venezuelës, të shtunën me anë të një mesazhi në Twitter, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin Korona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 28, 2021 14:41 Europe/Tirane
  • Lideri i opozitarëve të Venezuelës infektohet me virusin Korona

Juan Guaido, lideri i opozitarëve të qeverisë së Venezuelës, të shtunën me anë të një mesazhi në Twitter, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin Korona.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Juan Guaido duke konfirmuar lajmin se ai është infektuar me virusin Korona, ka deklaruar: “Unë dëshiroj me përgjegjësi të deklaroj se pas katër ditë karantine si rezultat i shfaqjes së disa shenjave dhe pavarësisht masave për kujdes, në analizat e bëra kam rezultuar pozitiv me virusin Korona”.

Ai ka thënë se ka informuar të gjitha personat me të cilët ka pasur kontakte që të kenë kujdes dhe të bëjnë analiza.