Dita më e përgjakshme në Mianmar
(last modified Sun, 28 Mar 2021 16:09:55 GMT )
Mars 28, 2021 18:09 Europe/Tirane
  • Dita më e përgjakshme në Mianmar

Bëhet e ditur se e shtuna ishte dita më vdekjeprurëse në Mianmar që kur ushtria mori kontrollin muajin e kaluar.

Shefat e mbrojtjes nga disa vende të ndryshme, lëshuan të dielën një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë së Mianmarit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga dhuna. Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë (AAPP) e konfirmoi vdekjen e së paku 91 personave. Ndërkohë, faqja lokale e lajmeve Myanmar Now e çoi numrin e viktimave në 114, derisa Kombet e Bashkuara thanë se po merrnin raporte për “shumë të vrarë” dhe qindra të plagosur.Ndërkohë, gjenerali Ming Ang Helling, udhëheqësi i grushtit të shtetit në Mianmar, ka pretenduar më parë se ushtria do të mbrojë jetën e atyre që protestojnë për demokracinë dhe kundër grushtit të shtetit.

 

Tags