Rrëzohet dy minuta pas nisjes anija kozmike e Elon Musk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106142-rrëzohet_dy_minuta_pas_nisjes_anija_kozmike_e_elon_musk
Një raketë eksperimentale SpaceX shpërtheu në fund të një fluturimi provues, por mjegulla e madhe në vend e la të paqartë faktin se çfarë e shkaktoi shpërthimin e SpaceX.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2021 16:22 Europe/Tirane
  • Rrëzohet dy minuta pas nisjes anija kozmike e Elon Musk

Një raketë eksperimentale SpaceX shpërtheu në fund të një fluturimi provues, por mjegulla e madhe në vend e la të paqartë faktin se çfarë e shkaktoi shpërthimin e SpaceX.

CEO i SpaceX, Elon Musk konfirmoi shpërthimin përmes rrjeteve sociale, duke thënë se “Të paktën krateri është në vendin e duhur!”. Të tre lëshimet e mëparshme të prototipave të SpaceX ranë ose shpërthyen menjëherë pas ngritjes, raporton cnn. Inxhinieri i SpaceX, John Insprucker, i cili organizoi një transmetim në internet të nisjes së provës, tha se raketa, e njohur si SN11, kishte një ngritje normale dhe se të gjitha dukeshin se ishin mirë përpara se kamerat në bord të humbnin sinjalin dhe raketa u mbështoll nga mjegulla disa momente para se të shpërthente.