Moska shpreh keqardhje për veprimin e Romës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106194-moska_shpreh_keqardhje_për_veprimin_e_romës
Ministria e Jashtme e Rusisë ka shprehur keqardhjen e saj për vendimin e Italisë për të dëbuar dy diplomatë rusë me arsyetimin se ata ishin ‘spiunë’.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2021 16:57 Europe/Tirane
  • Moska shpreh keqardhje për veprimin e Romës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shprehur keqardhjen e saj për vendimin e Italisë për të dëbuar dy diplomatë rusë me arsyetimin se ata ishin ‘spiunë’.

"Ne shprehim keqardhjen për dëbimin e dy anëtarëve të stafit të Ambasadës Ruse në Romë", citoi TASS të mërkurën Ministrinë e Jashtme ruse. Vendimi i qeverisë italiane, tha Kremlini, "nuk korrespondon me nivelin e marrëdhënieve dypalëshe". Ministria e Jashtme ruse theksoi se do të shpallë "hapat e mundshëm të saj të ardhshëm" në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë. Me urdhër të Prokurorisë së Romës, Reparti i forcave speciale i Policisë italiane ka ndaluar  gjatë mbrëmjes së djeshme një funksionar ushtarak rus,  i akredituar  pranë Ambasadës Ruse në Romë si dhe një ushtarak italian i forcave të Marinës Militare. Dy ushtarakët u kapën në flagrancë gjatë një takimi të fshehtë ku ushtaraku Italian i Marinës Militare i dorëzoj funksionarit rus një dosje me dokumente në shkëmbim të një shume parash. Ndaj ushtarakut italian është firmosur urdhri i arrestimit, ndërsa ndaj funksionarit ushtarak rus po kryhen verifikimet e rastit  e praktika administrative në varësi të statusit të tij diplomatik.