Franca mbyll shkollat për valën e tretë të izolimeve
Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tre javë, si pjesë e kufizimeve të reja kombëtare të për të luftuar shtimin e rasteve të Covid-19, tha presidenti Emmanuel Macron.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca rrezikon “të humbasë kontrollin” mbi përhapjen e COVID-19. Macron shtoi se prej javës që vjen shkollat do të vijojnë me mësimin në distancë. Në fillim të muajit izolimet e reja hynë në fuqi në 16 zona të Francës, ndërsa sot u vendos qe ato të përfshijnë të gjithë vendin. Nën “bllokimin e kufizuar”, ora e ndalimit do të mbetet në fuqi, udhëtimet në familje do të jenë të kufizuara dhe njerëzve do t’u kërkohet të punojnë nga shtëpia. Masat e reja të bllokimit do të fillojnë më 3 prill dhe do të zgjasin deri më 2 maj. Franca deri tani ka raportuar më shumë se 4 milionë raste koronavirusi dhe më shumë se 95,000 vdekje nga Covid-19.