Qëndrimi kokëfortë i evropianëve ndaj Iranit
Axius News shkroi në një raport mbi qëndrimin kokëfortë të evropianëve ndaj Iranit krahasuar me pozicionin e qeverisë së Bidenit deri më tani.
Sipas Axius News, një diplomat perëndimor tha se përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë kishin marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit në takimin e së Premtes për marrëveshjen bërthamore sesa pozicioni i administratës së Biden të mbajtur deri më tani. Diplomatët perëndimorë i kanë thënë faqes së lajmeve se; Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Eragçi kundërshtoi lëshimin e një deklarate të përbashkët në fund të takimit të së Premtes, duke përmendur kundërshtimin e tij mbi pjesëmarrjen e SH.B.A.-së në takimin e javës së ardhshme në Vjenë. Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif gjithashtu shkroi në Twitter se; Çdo takim midis Teheranit dhe Uashingtonit është "i panevojshëm". Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga Këshilli i Sigurimit i KB në vitin 2018 gjatë presidencës së Donald Trump, por pasardhësi i tij, Joe Biden, ka shprehur dëshirën për t'i ri sjellë Shtetet e Bashkuara përsëri në marrëveshje. Sidoqoftë, deri më tani asnjë veprim praktik nuk është ndërmarrë nga qeveria e Biden për t'u kthyer në marrëveshjen bërthamore. Republika Islamike e Iranit, pas tërheqjes së njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe zvarritjes së palës evropiane në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshje, ka filluar hapa nën mbikëqyrjen e ANEA për të zvogëluar detyrimet e saj dhe në mënyrë të përsëritur ka theksuar se: Në rast të heqjes së të gjitha sanksioneve dhe përmbushjes së detyrimeve të palëve të tjera të kësaj marrëveshjeje, në një mënyrë që Irani të përfitojë nga interesat e veta në marrëveshjen bërthamore, atëherë Teheranit do të kthehet në zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.