Variantet e mutuara të virusit Korona pushtojnë Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106308-variantet_e_mutuara_të_virusit_korona_pushtojnë_evropën
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për përhapjen e shpejtë të varianteve të mutuara të virusit Korona në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2021 11:17 Europe/Tirane
  •  Variantet e mutuara të virusit Korona pushtojnë Evropën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim për përhapjen e shpejtë të varianteve të mutuara të virusit Korona në Evropë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se drejtori i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën ka shprehur shqetësim në lidhje me përkeqësimin e shpërthimit të virusit Korona në kontinentin e Evropës krahasuar me disa muaj më parë, ndërsa ka thënë: “Duke marrë parasysh përhapjen e gjerë të varianteve të mutuara të virusit Korona si korona angleze në të gjithë Evropën, shumë prej vendeve evropiane janë duke vendosur e zbatuar masa kufizuese të reja për t’u përballur me virusin Korona”.

Drejtori i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën shtoi: "Deri më tani, vetëm 10% e popullsisë së përgjithshme evropiane ka marrë dozën fillestare të vaksinës korona dhe vetëm 4% e tyre janë vaksinuar plotësisht. Zyra e kësaj organizate njoftoi për identifikimin e 1.6 milion raste të reja të Covid-19 dhe gati 24.000 vdekje në Evropë javën e kaluar.