Italianët kërkojnë vaksinën ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106370-italianët_kërkojnë_vaksinën_ruse
Qeveria italiane po përpiqet të kompensojë vonesën në vaksinimin e qytetarëve të saj duke përdorur vaksinat e prodhuara nga Rusia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2021 16:19 Europe/Tirane
  • Italianët kërkojnë vaksinën ruse

Qeveria italiane po përpiqet të kompensojë vonesën në vaksinimin e qytetarëve të saj duke përdorur vaksinat e prodhuara nga Rusia.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, furnizimi i kufizuar i vaksinave dhe premtimet e parealizuara të prodhuesve perëndimorë në Itali e ka lënë vendin me një mungesë vaksinash, aq sa zyrtarët italianë po mendojnë të përdorin vaksinën Sputnik-V. Ndërkohë, Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë Aleanca në pushtet dhe ish-ministri i Brendshëm italian, gjithashtu këmbënguli në nevojën urgjente për të përdorur vaksinën e prodhuar nga Rusia. Ai deklaroi se popullata në San Marino është vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik-V dhe asnjë person i vaksinuar nuk pati efekte anësore. Salvini shtoi: Shpresoj që Agjencia Evropiane e Medikamenteve të lëshojë një licencë për të përdorur këtë vaksinë menjëherë, sepse përndryshe Italia do të duhet të veprojë e pavarur.