Ish zyrtari sionist: Irani ka epërsinë në çështjen bërthamore
Një ish zyrtar i lartë i inteligjencës izraelite pranoi se Irani ka epërsinë në çështjen bërthamore dhe po arrin qëllimet e tij.
Sipas faqes informative "Aroots Shoa", Amos Yadlin ish-shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Izraelit, në lidhje me bisedimet e ardhshme bërthamore tha se "iranianët kanë një kërkesë të qartë që amerikanët të heqin të gjitha sanksionet dhe pastaj t'i kthehen marrëveshjes". "Iranianët nuk kanë më frikë nga sanksionet e SHBA", tha Yadlin, duke shtuar se do të ishte e vështirë për Izraelin të ndikonte në kushtet e një marrëveshjeje të re me Iranin pasi muaji i mjaltit i Tel Avivit me administratën e ish Presidentit të SHBA Donald Trump përfundoi. Në fund të takimit të 18-të të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, Enrique Mora, Zëvendës Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, i cili kryesoi takimin, lëshoi një deklaratë mbi gatishmërinë e anëtarëve për të adresuar çështjen e kthimit të plotë të Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore në kuadrin e përpjekjeve të përbashkëta. Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit ka theksuar se do t'i kthehet detyrimeve të saj vetëm pas heqjes së të gjitha sanksioneve të SHBA-së dhe verifikimit të saj.