Sanksionet e SHBA kundër industrisë së mbrojtjes të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106482-sanksionet_e_shba_kundër_industrisë_së_mbrojtjes_të_turqisë
Tensionet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të blerjeve ushtarake dhe të sistemeve të mbrojtjes nga Rusia janë shtuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë turke të mbrojtjes dhe katër zyrtarë të rangut të lartë në këtë fushë, përfshirë Ismail Demir.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2021 03:40 Europe/Tirane
  • Sanksionet e SHBA kundër industrisë së mbrojtjes të Turqisë

Tensionet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të blerjeve ushtarake dhe të sistemeve të mbrojtjes nga Rusia janë shtuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë turke të mbrojtjes dhe katër zyrtarë të rangut të lartë në këtë fushë, përfshirë Ismail Demir.

 Departamenti i Shtetit i arsyetoi sanksionet me lidhjet e autoriteteve turke me shërbimet e mbrojtjes dhe inteligjencës ruse, duke pretenduar se industria turke e mbrojtjes po bënte një marrëveshje të rëndësishme me një person që punon në emër ose është përfaqësues i shërbimeve të mbrojtjes ose inteligjencës së Federatës Ruse.  Sanksionet aktuale të SHBA vijnë ndërsa Uashingtoni kohët e fundit shtoi në listën e tij të sanksioneve kundër Ankarasë edhe Ismail Demir për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore S-400. Uashingtoni ka pretenduar se Ankaraja është sanksionuar nga ligji Katsa për bashkëpunim të vetëdijshëm me kompaninë ruse të armëve Rosbruno Export (1) dhe blerjen e sistemit në fjalë.  Çështja e blerjes dhe përdorimit të sistemit mbrojtës raketor ruse S-400 është ende një shqetësim i madh për Uashingtonin në marrëdhëniet e tij me Turqinë, kështu që disa javë më parë, Ambasadori i SHBA në Ankara David Sutherfield (2) paralajmëroi për pasojat serioze të aktivizimit të Rusisë nëpërmjet sistemit të mbrojtjes raketore. Ai tha:  Zgjidhja e vetme për këtë krizë me Uashingtonin është braktisja e këtij sistemi.  Në fakt, Shtetet e Bashkuara pretendojnë se sistemi dobëson murin mbrojtës të NATO-s dhe për këtë u është drejtuar kërcënimeve dhe sanksioneve për të mos lejuar që Ankaraja të vazhdojë të përdorë sistemin rus S-400.  Megjithëse kundërshtimi i Uashingtonit ndaj përdorimit të sistemit të mbrojtjes raketore të Rusisë nga Turqia nuk është asgjë e re dhe daton që nga epoka e Trump, zyrtarët turq shpresojnë që tensionet midis Uashingtonit dhe Ankarasë të lehtësohen me ardhjen në pushtet të Presidentit të ri të SHBA Joe Bidem.  "Mikhail Ulyanov", përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë, tha: Politika e sanksioneve vazhdon në shtete të ndryshme të Uashingtonit, pavarësisht nëse janë demokratë apo republikanë.  Vendosja e sanksioneve dhe presionit është një nga mjetet e Shteteve të Bashkuara për të detyruar vendet të respektojnë politikat e Uashingtonit.  Kështu, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i madh sanksionues në botë, i cili në përputhje me qëllimet e veta në politikën e jashtme ka historinë më të gjatë të vendosjes së llojeve të ndryshme të sanksioneve kundër vendeve të tjera, kështu që edhe kur aleatët e Uashingtonit veprojnë kundër SHBA do të jenë subjekt i sanksioneve dhe i veprimeve të tilla ndëshkuese nga Uashingtoni. Ndërsa pritet që Turqia tani t'i nënshtrohet politikës së Sh.B.A., por ajo që ka rëndësi në këtë drejtim është dështimi i politikave të sanksioneve të SH.B.A.-së në shumë raste.  " Me fjalë të tjera veprimi i njëanshëm i SHBA me sanksione po gërryen fuqinë e saj", thotë Farid Zakaria. Shumë vende të botës aktualisht po sanksionohen nga Uashingtoni nën pretekste të ndryshme, nga preteksti i abuzimit me të drejtat e njeriut e deri tek blerjet që janë kundër dëshirave të Shteteve të Bashkuara. Vendet e tjera detyrohen t'i përballen me sanksionet e  SHBA, sa herë që ndodh mosbindja më e vogël. Rusia në marrëdhëniet e tij me këtë vend, nuk i nënshtrohet kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe për këtë është sanksionuar.  "Historia është e pafund", thotë Mikhail Ulyanov, i dërguari i Rusisë në bashkësinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara madje bojkotojnë dhe zhvat para nga aleatët e tyre.  Pavarësisht presionit të SH.B.A.-së, zyrtarët turq kanë këmbëngulur për të vazhduar marrëdhëniet e tyre me Rusinë dhe kanë deklaruar se ata nuk do t'i nënshtrohen imponimit të SH.B.A.-së.  "Turqia merr vendimet e veta dhe ne nuk marrim leje nga Shtetet e Bashkuara ose dikush tjetër," tha Murad Baybatur, një zëdhënës i komitetit të mbrojtjes të parlamentit turk.  Megjithëse politikat e nëjanshme dhe provokuese të Uashingtonit kundër aleatëve të vet vazhdojnë, këto politika janë të dënuara që të dështojnë; Kjo sepse bota aktuale nuk pranon më detyrime dhe shantazhe të tilla.