YPG vret dy ushtarë turq
(last modified Thu, 08 Apr 2021 18:18:56 GMT )
Prill 08, 2021 20:18 Europe/Tirane
  • YPG vret dy ushtarë turq

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi se dy ushtarë të saj janë vrarë në provincën veriperëndimore të Sirisë Alepo në një sulm nga militantët kurdë nga të ashtuquajturat Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) të sponsorizuar nga SHBA.

Ushtarët u vranë të Mërkurën vonë kur një shpërthim goditi pikën e tyre të kontrollit në qytetin Afrin të kontrolluar nga kurdët. Pas sulmit, forcat ushtarake turke u hakmorën duke goditur caqet e YPG, duke lënë të vdekur tre militantë, shtoi deklarata. Ndërkohë, pesë civilë kanë humbur jetën kur forcat ushtarake turke dhe militantët e tyre aleatë takfiristë lëshuan dhjetëra raketa dhe predha artilerie në lagjet e banuara në provincën Alepo. Burime lokale, duke folur në kushte anonimiteti, i thanë agjencisë SANA se trupat turke dhe aleatët e tyre qëlluan rreth 200 predha artilerie dhe raketa në fshatrat Abyan, Xhalbl, Deir Xhamal, Kashtaar, Kafr Naja dhe Sheikh Hilal. Burimet shtuan se gjashtë civilë, mes tyre dy fëmijë, u plagosën në këto sulme.

 

Tags