Putini akuzon Ukrainën për provokim
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se qeveria ukrainase po "përkeqëson me qëllim" situatën në pjesët juglindore të territorit të saj përmes veprimeve provokuese.
Putini i bëri komentet të Enjten gjatë një bisede telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel ndërsa të dy udhëheqësit shprehën shqetësimin rreth përshkallëzimit të tensioneve në Ukrainën juglindore. "Presidenti i Rusisë dhe Kancelarja e Gjermanisë shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në juglindje të Ukrainës," tha Kremlini në një deklaratë. "Vladimir Putin tërhoqi vëmendjen ndaj veprimeve provokuese të Kievit, i cili kohët e fundit ka përkeqësuar me qëllim situatën në vijën e frontit," shtoi Kremlini. Të enjten, nënkryetari i administratës presidenciale ruse Dmitry Kozak paralajmëroi se përplasjet e mëdha ushtarake në Donbass mund të shënojnë fillimin e fundit të Ukrainës si një vend. Ai gjithashtu theksoi se Rusia, në rrethana të caktuara, mund të detyrohet të mbrojë qytetarët e saj në Ukrainën lindore. "Unë mbështes vlerësimin se ... fillimi i veprimit ushtarak - ky do të ishte fillimi i fundit të Ukrainës," citoi agjencia e lajmeve TASS të thoshte Kozak.