Rrëmbehen shtatë priftërinjve katolikë, përfshirë dy francezë, në Haiti
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106724-rrëmbehen_shtatë_priftërinjve_katolikë_përfshirë_dy_francezë_në_haiti
Burimet thonë se në Haiti janë rrëmbyer shtatë priftërinj katolikë, përfshirë dy francezë. Haiti në muajt e fundit është bërë arenë e disa trazirave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2021 03:35 Europe/Tirane
  • Rrëmbehen shtatë priftërinjve katolikë, përfshirë dy francezë, në Haiti

Burimet thonë se në Haiti janë rrëmbyer shtatë priftërinj katolikë, përfshirë dy francezë. Haiti në muajt e fundit është bërë arenë e disa trazirave.

Një prift në Haiti, Logar Mazil, i tha AFP se pesë priftërinj dhe dy murgesha ishin rrëmbyer të Dielën në mëngjes në verilindje të kryeqytetit Porto Prince, pranë brigjeve të Detit Karaibe. Ai shtoi: "Rrëmbyesit kanë kërkuar një shpërblim prej një milion dollarësh për lirimin e këtyre njerëzve." Autoritetet haitian për kryerjen e veprës dyshojnë tek një grup i armatosur kriminal i quajtur Maozo. Pas thirrjeve të opozitës për të larguar presidentin nga pushteti dhe pas trazirave, grupet kriminale në vend kanë kryer shumë veprime të paligjshme në muajt e fundit, duke përfshirë rrëmbime në shkëmbim të shpërblimeve.