Atentati i dështuar ndaj Presidentit të Bjellorusisë
(last modified Sun, 18 Apr 2021 07:37:11 GMT )
Prill 18, 2021 09:37 Europe/Tirane
  • Atentati i dështuar ndaj Presidentit të Bjellorusisë

Shërbimi inteligjent bjellorus ka njoftuar se agjentët amerikanë kanë bërë  përpjekje për vrasjen e presidentit të vendit.

Sipas Russia Today, Presidenti i Bjellorusisë "Alexander Lukashenko" njoftoi disa përpjekje për të  vrarë atë nga agjentët e SH.B.A.-s, atentat që u neutralziua. Në një konferencë shtypi, Lukashenko zbuloi se shërbimi i inteligjencës i vendit kishte arritur të arrestonte një numër elementësh terroristë të mbështetur nga SH.B.A. dhe Polonia të cilët po përpiqeshin ta vrisnin atë. Ai shtoi se shërbimi inteligjent rus kishte ndihmuar vendin e tij të prishte planin, i cili do të zbatohej në nëntë muajt e ardhshëm.  Protestat në Bjellorusi janë përhapur në të gjithë vendin që kur Lukashenko fitoi zgjedhjet presidenciale verën e kaluar, por janë qetësuar në muajt e fundit. Z. Lukashenko në atë kohë akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian dhe disa nga fqinjët e Bjellorusisë, duke përfshirë Lituaninë, Ukrainën dhe Poloninë, për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij.

Tags