Grekët keqtrajtojnë migrantët
(last modified Sun, 18 Apr 2021 18:24:03 GMT )
Prill 18, 2021 20:24 Europe/Tirane
  • Grekët keqtrajtojnë migrantët

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu publikoi një video në Twitter për të cilën pretendon se është provë sesi forcat greke të sigurisë po përpiqen t’u vënë flakën migrantëve.

Ai shkroi në një përshkrim të videos se policia greke po spërkat me benzinë migrantët, por nuk u raportua se policët grekë po përpiqeshin t’i vinin flakën. Ai shprehet se kjo është një masakër që po ndodh nën kujdesin e Evropës. “Evropa do të hyjë në histori si shtytësi i kësaj të keqeje sepse ajo ka prishur Greqinë dhe po hesht për atë që po ndodh atje”, shkroi Soylu në Twitter, duke iu drejtuar Komisionit Evropian. Komanda e Rojës Bregdetare Turke deklaroi se ata po patrullonin në ujërat jo shumë larg ishullit Cesma në Izmir kur vunë re një anije të paligjshme me migrantë në anën greke që po shtyhej përsëri në ujërat territoriale turke. Ata thanë se shpëtuan 41 migrantë duke i transferuar në portin e Cesma dhe se kishte djegie në këmbën e njërit prej tyre.

 

Tags