Fillon zvogëlimi  i kufizimeve të koronës në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107106-fillon_zvogëlimi_i_kufizimeve_të_koronës_në_itali
Pas disa muajsh kufizime të rrepta të koronës dhe karantinës në Itali, qeveria njoftoi fillimin e fazës së parë të rihapjes së bizneseve në vend dhe përshpejtimin e heqjes së karantinës nga java tjetër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2021 05:28 Europe/Tirane
  • Fillon zvogëlimi  i kufizimeve të koronës në Itali

Pas disa muajsh kufizime të rrepta të koronës dhe karantinës në Itali, qeveria njoftoi fillimin e fazës së parë të rihapjes së bizneseve në vend dhe përshpejtimin e heqjes së karantinës nga java tjetër.

Kryeministri italian Mario Draghi tha se gjendja shëndetësore e vendit ishte përmirësuar dhe fushata e vaksinimit ishte në proces, kështu që ekonomia e Italisë duhej të rimëkëmbet. Mario Draghi kushtëzoi rihapjen graduale të bizneseve me respektimin e vazhdueshëm të praktikave të rrepta shëndetësore.  Kryeministri i Italisë tha: Nga e hëna tjetër, në provincat që ndryshojnë nga portokalli në të verdhë, aktivitetet në natyrë do të kenë përparësi në fazën e parë të uljes së kufizimeve.  Restorantet që mund t'u shërbejnë klientëve të tyre jashtë janë përfshirë gjithashtu në këtë masë. Italia aktualisht është në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe ekonomike.  Shumë biznese, të tilla si restorantet, janë mbyllur praktikisht për më shumë se një vit dhe nuk kanë pasur të ardhura. Rreth dy muaj më parë, pothuajse të gjitha provincat e Italisë ishin të kuqe për shkak të përkeqësimit të situatës së koronës. Por me kufizimet shtrënguese dhe karantinë, tani ka vetëm tre zona të kuqe dhe zonat e tjera janë portokalli.