Takimi Putin-Biden varet nga 'sjellja e SHBA'
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107132-takimi_putin_biden_varet_nga_'sjellja_e_shba'
Një diplomat i lartë rus tha se koha dhe vendi për një takim të mundshëm midis Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, mbetet i paqartë dhe varet kryesisht nga sjellja e Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2021 15:47 Europe/Tirane
  • Takimi Putin-Biden varet nga 'sjellja e SHBA'

Një diplomat i lartë rus tha se koha dhe vendi për një takim të mundshëm midis Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, mbetet i paqartë dhe varet kryesisht nga sjellja e Uashingtonit.

Sergey Ryabkov, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, i bëri komentet të martën pasi të dy presidentët folën në telefon dhe diskutuan një gamë të gjerë çështjesh javën e kaluar, me Biden që sugjeroi një takim dypalësh në muajt e ardhshëm. "Do të ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë, ne as nuk i jemi afruar kësaj," u tha Ryabkov gazetarëve. "Pala amerikane ngriti çështjen, ne vetëm kemi filluar të analizojmë situatën ... Varet shumë nga sjellja e mëtejshme e Shteteve të Bashkuara." “Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s po e kthejnë Ukrainën me qëllim në një fuçi baruti. Nëse ka ndonjë përkeqësim, ne natyrisht do të bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë tonë dhe sigurinë e qytetarëve tanë kudo që janë, "tha Ryabkov. "Por Kievi dhe aleatët e tij në Perëndim do të jenë plotësisht përgjegjës për pasojat e një acarimi hipotetik," shtoi ai. Meqë tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në rritje e sipër, presidenti amerikan Joe Biden, i ka bërë thirrje javën e kaluar homologut të tij rus Vladimir Putin, që të marrë masa për të ulur tensionet me Kievin, dhe ka propozuar një samit në mes të dy liderëve, në një shtet të tretë.