Policia vret një 16 vjeçare me ngjyrë në Ohio
Qëllohet për vdekje nga policia e Ohios një vajzë afro amerikane 16 vjeçare.
Të shtënat ndodhën rreth 20 minuta para se të shpallej vendimi për agjentin e policisë që vrau një vit më pare George Floyd.
Agjentët e policisë të cilët ishin të përfshirë kishin kamera në trupin e tyre që tani më janë sekuestruar dhe ka nisur zbardhja për atë çfarë ka ndodhur. Duket se 16-vjeçarja, e qëlluar nga policia u identifikuar si Ma’Khia Bryant.
Kryetari i Bashkisë Andreë J. Ginther shprehet se: “Është një ditë tragjike për qytetin e Columbus”. Po ashtu ai tha se do të tregohej transparent dhe do të bënte publik çdo detaj. Gjithashtu ai i bëri apel qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të lënë hetuesit të kryejnë punën ë tyre.
Tezja e viktimës tha për mediat se adoleshentja jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër. Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.
Menjëherë pas publikimit të lajmit shpërthyen protesta në të gjithë qytetin.
Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden, duke folur për popullin amerikan në një fjalim të drejtpërdrejt në televizion, pas vendimit të gjyqit të Floyd, deklaroi: "Kemi bërë një hap të madh përpara kundër racizmit sistematik, i cili është një njollë në shpirtin e vendit tonë".